Makina

Mercedes, Jaguar dhe Porche, zhgënjimi i vitit

Problemi me shkrimin e një retrospektive vjetore mbi makinat luksoze që duhet të ishin më të mira në vitin 2020 është se më e keqja prej tyre nuk ishte në të vërtetë e keqe, ata ishin thjesht të harruara ose të nënçmuara.

Kur mendoni se makinat më të këqija në dekadat e kaluara në të vërtetë prishen, nuk pëlqehen dhe nuk blihen, ankimi për të qenë i harrueshëm ose i nënçmuar është luks.

Të gjithë e kemi të thjeshtë të gjejmë makinat e bukura, ato që u krijuan nga kompanitë në abzë të preferencave të konsumatorit, dolën mirë në tregjet e aksioneve dhe lanë gjurmë në të ardhmen am aka tre makina që nuk ishin ajo që pritej edhe pse janë marka luksoze dhe gjithmonë na kanë lënë me gojë hapur.

Zhgënjimi më i madh: Mercedes-Maybach GLS

Një SUV me 558 kuaj fuqi që kushton 161,550 dollarë! Nga një markë që Jay-Z flet për të në këngë. Trashëgimia e markës 111-vjeçare Maybach është e bërë për konsumatorët që duan të jenë besnik të automobilave të dikurshëm. Para se të dilte në treg u pa si një makinë e denjë për të garuar me Rolls-Royce Cullinan dhe Bentley Bentayga. Jo, nuk është ashtu!

Mercedes-Maybach GLS bie nga piedestali, as I shpejtë e as elegant. Është shumë më e ngadalë se Lamborghini dhe jo aq madhështore sa Cullinan.

Sigurisht, SUV për herë të parë nga Mercedes-Maybach ka një stil drejtimi të butë dhe një brendësi elegante, të përparuar nga ana teknologjike që mund të kthehet në një klub nate, në varësi të preferencës së pasagjerit. Po kështu bën edhe vetura e mrekullueshme, më diskrete Mercedes-Maybach S-Class.

Pastaj erdhi Mercedes-Maybach GLS e cila u kritikua në mediat sociale si jo e veçantë, në krahasim me Volvos dhe automjete të tjera me çmim më të ulët. Me sendile për vetëm katër persona, në variantin më luksoz të automjetit, pavarësisht nga madhësia e tij masive, njerëzit pyetën veten nëse do ta blinin këtë automjet.

Më e harrueshmja: Jaguar F-Type R Convertible

Kur debutoi në 2015, njerëzit lavdëruan Jaguar F-Type për dizajnin e tij të ndjeshëm dhe çmimin e arsyeshëm. Që nga ajo kohë, F-Type është tejkaluar nga konkurrenca nga Porsche, BMË dhe Mercedes, të cilat kohët e fundit kanë nxjerrë në treg disa Coupe të jashtëzakonshme sportive dhe kabriolet. Edhe Aston Martin ende bën makina të bukura, nëse dini si t'i specifikoni ato siç duhet.

Por siç janë shprehur ekspertët, tipit F i mungon impulsi, trajtimi dhe cilësia e ndërtimit për të qenë konkurrues brenda grupit të tij.

F-Type ofroi disa azhurnime: parakolpë të rinj, fenerë më të hollë LED dhe një simbol me shkëlqim të zi "Jaguar leaper". Ai shtoi një ekran kontrolli 12,3 inç në brendësinë me ndjesi plastike. Nga pas timonit, F-Type mund të përshkruhet si i përshtatshëm dhe i sigurt.

Por këta nuk janë përshkrues të përshtatshëm për atë që duhet të jetë një makinë sportive emocionuese dhe elegante. Kevin Tynan, analist i vjetër i automjeteve është dakord.

"Pothuajse duket sikur ata as nuk u përpoqën ta rregullonin atë. është akoma shumë e papërshkrueshme. Nuk jam i sigurt se çfarë synimi po përpiqen të arrijnë me atë markë më." tha ai.

Më e mbivlerësuara: Porsche 911 Speedster

Kur kjo makinë debutoi si koncept në vitin 2018, ishte emocionuese të shihnim: kthimin e makinës me tavan të hapur për Porsche me rastin e përvjetorit të "70 viteve të makinave sport Porsche" në Zuffenhausen, Gjermani. Automjeti i vetëm, me dy tone ngjyrash, lidhte makinat e hershme nga kompania e themeluar nga profesori Ferdinand Porsche në 1948 dhe variantet e lehta Speedster të Porsche 356 me modelet e sotme.

Por, vetëm në vitin 2020 Porsche arriti të linte njerëzit të vozisnin një pasi tani makina dukej e vjetëruar.

Pronarët e etur tashmë i kishin blerë. Makina ndoshta do të kishte shkëlqyer më shumë nëse nuk do të kishte kaq shumë makina të tjera të shkëlqyera Porsche të lancuara këtë vit. Marka nxorri plot 33 lloje makinash në 2020.

Pas varianteve emocionuese elektrike Taycan dhe Panamera Sport Turismo, 911 Turbo S plus perspektiva e një 911 GT3 të ri në fillim të 2021, Speedster tani ndjehet mjerisht i paëndësishëm dhe njerëzit e kanë të vështirë ta dallojnë nëse është një model i vjetëruar apo i freskët.

Burimi: Bloomberg. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë