Trend

Halloween, shikoni veshjet më të bukura të të gjitha kohërave

Numërimi mbrapsht ka filluar zyrtarisht dhe nata më e frikshme e vitit po afrohet. Ndërkohë që është paksa tunduese të zgjedhësh thjesht një palë veshë macesh dhe të dukesh sa më thjeshtë, pse të mos eksperimentosh pak me veten me ndonjë kostum të veçantë?

Nëse keni nevojë për inspirim, mos shikoni më larg se vetë yjet e Hollywood-it ndër vite. Pas së gjithash, këto aktore, aktorë e këngëtarë dinë si të bëjnë një hyrje të vërtetë.

Për një natë kundër krimeve në qytetin e New York-ut, kameleoni i bukurisë Rihanna dhe skuadra e saj njëherë u transformuan në një grup ninxhash që hanin pica me trupat të lyer në ngjyrë jeshile. Serena Williams riktheu look-un e vajzës së thjeshtë të mbrëmjes së maturës me flokë të kapura bisht dhe syze të ngjitura.

Që nga rikrijimi epik i Kleopatrës nga Cher deri tek Kylie Jenner duke portretizuar Christina Aguilera-n, më poshtë mund të shihni veshjet më të bukura të të famshmëve ndër vite.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë