Njerez

Mendonin se kishte marihuanë, policia britanike arreston shqiptarin me çaj mali në furgon

Policia britanike ka arrestuar një shqiptar sepse dyshonin se në furgonin e tij kishte marihuanë, ajo që më vonë doli se ishte çaj mali.

Agim Agaj, 53 vjeç, thotë për “The Sun” se ai u kontrollua dhe u mbajt për 15 orë pasi policët panë gjethet e çajit kur i kontrolluan furgonin.

Duke menduar se është marihuanë, oficerët e prangosën Agimin si person i dyshuar që posedon dhe transporton drogë, duke e dërguar në qeli.

Agimi ka treguar për “The Sun” gjithë ngjarjen që ka ndodhur një javë më parë.

Agim Agaj, shqiptari i arrestuar në Angli si posedues marihuane, kur në fakt kishte çaj mali.

“Ishin dy policë. Njëri hapi derën e furgonit dhe pa se kisha me vete një enë të madhe plastike. Ai i tha policit tjetër: Ai ka marihuanë me vete. Edhe pse u thashë se është çaj mali, ato nuk më dëgjuar por më arrestuan menjëherë. Çaji nuk ka erë të keqe, edhe një fëmijë mund ta dallojë çajin nga drograt”, thotë Agaj.

Agimi u mbajt në një qeli të shtunën mbrëma në Weymouth, Dorset, Angli dhe u mor në pyetje të nesërmen para se të lirohej pa akuzë sepse nuk kishte prova.

Policia britanike ka arrestuar një shqiptar sepse dyshonin se në furgonin e tij kishte marihuanë, ajo që më vonë doli se ishte çaj mali.

Ai pretendon se policët gjithashtu kanë shkuar për të kontrolluar shtëpinë e tij dhe shtëpinë e shokut të tij.

Agimi, i cili pi çdo ditë çajin tradicional shqiptar, thotë se në fillim as nuk e kuptoi se përse u ndalua.

“Ishte e frikshme. Nuk jam arrestuar kurrë” tregoi ai.

Policia e Dorset tha në një njoftim se është kryer kontrolli i automjetit dhe është raportuar se një enë plastike përmbante bimë që dukej si një substancë bimore.

“Policët kanë menduar se ishte marihuanë. Janë kryer hetime të mëtejshme dhe u konfirmua se ishte ishte çaj. Kështu Agaj është lënë i lirë pa asnjë akuzë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë