Trend

Mendojeni dy herë para se t’i bëni thonjtë me xhel

Ekspertët e bukurisë dhe veçanërisht ata që merren me rregullimin e thonjve, thonë se nuk duhet të rregullojmë thonjtë në sallone.
"Xhelat përmbajnë një lloj substance të quajtur metamometër akrilate që nuk duhet të prekin kurrë lëkurën", thotë një eksperte e industrisë së këtyre produkteve Marian Newman.
Ajo tregon se nëse lëkura është e ekspozuar në mënyrë të përsëritur ndaj produkteve të akrilikut apo produkteve të tjera të thonjve, mund të dëmtojnë lëkurën duke krijuar njollë të kuqe kudo në trup ose të dëmtojnë thonjtë tuaj.
Ajo thotë se xheli ka një nivel të ulët monomerësh (njësia më e vogël e makromolekulës polimere), ndërsa llambat UV që thajnë xhelin (të cilat duhet të vijnë si një sistem i përputhur me lustrimet) duhet të jenë mjaft të fuqishme për të tharë xhelin plotësisht. Nëse jo, rreziku i alergjisë nga kontakti mbetet.

Maria Newman

Ekspertja u bën thirrje edhe të gjitha parukiereve dhe vajzave që punojnë me thonjtë që kjo praktikë nuk mësohet shumë thjeshtë. Madje edhe për këtë duhet një eksperiencë e madhe.
“Prandaj, ju lutem, ua lini këtë punë profesionistëve të kualifikuar që përdorin pajisje të një cilësie të lartë,” shpjegon Newman.
Ndërsa të gjithë kërkojnë të shkojnë në sallonet e bukurisë për të bërë thonjtë, Newman thotë se është më mirë të përdorni manikyra cilësorë të thjeshtë, ose printime me ngjitëse për thonjtë.
Burimi: Daily Mail. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë