Politike

Meloni mbërrin në Vlorë për pushime me traget linje, pritet nga Rama, takim në rezidencën qeveritare

Me ftesë të kryeministrit Edi Rama, homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, vizitoi të hënën Vlorën.

Meloni u nis nga Brindisi me një traget të linjës.

Afro 8 orë lundrim, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni mbërriti pasditen e kësaj të hëne në Vlorë, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama, me të cilin është planifikuar një takim në residencën qeveritare.

Në portin e Vlorës për ta pritur ishin edhe punonjës të konsullatës italiane.

Gjatë mbërritjes, janë parë  forca të shtuara të policisë, ku paraprakisht është pastruar gjithë rruga nga makinat në hyrje të Portit.

Mediat italiane raportuan më herët se Meloni do të vizitonte Shqipërinë për disa ditë së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë