Lajme

Melinda Gates: Pse shëndeti i grave e fëmijëve në botë është në rrezik

Imagjino gjithë njerëzit në New York City. Edhe Los Angeles e Chicago. Plus Londrën dhe Parisin. Edhe Berlinin.

Ja pse shumë njerëz nëpër botë janë në jetë falë katër fondeve globale të shëndetit për të cilët ju nuk keni dëgjuar ndonjëherë më parë. Me paratë e donacioneve qeveritare, fondacioneve dhe sektorit privat, këto fonde shpërndajnë vaksina, medikamente, kontraceptivë dhe produkte të tjera shëndeti që u shpëtojnë jetën njerëzve të cilët kanë nevojë.

Por këto fonde globale shëndeti janë në rrezik. Kolektivisht, The Global Polio Eradication Initiative (është një partneritet publik-privat që drejtohet nga qeveritë kombëtare me pesë partnerë); Gavi; Fondi Global për Luftën kundër SIDA, Tuberkulozit dhe Malaries; dhe Lehtësia e Financimit Global, duhet të mbledhin miliarda dollarë gjatë 18 muajve të ardhshëm për të vazhduar punën.

Me politikanët e botës që po kthehen në retorikën e izolacionizmit, unë kam shqetësimin se qeveritë që kanë qenë donatorë të besueshëm, duke përfshirë vendin tim Shtetet e Bashkuara, do të ndalojnë investimet dhe do të bëjnë që fondet të ulen.

Kjo do të humbasë mundësinë për një progres historik në luftën kundër sëmundjeve përmes investimeve të qëndrueshme në fondet globale të shëndetit.

Më i vjetri prej këtyre fondeve, the Global Polio Eradication Initiative, u krijua më 1988, kur bota shënoi rreth 350,000 raste të sëmundjes. Viti i kaluar, numri ishte 33. Që do të thotë 99.99% rënie, dhe kjo nuk mund të kishte ndodhur pa fondin GPEI e partnerët dhe dhuruesit e tij.

Gavi, fondi i vaksinave, ka shpëtuar 10 mln jetë që prej kur u krijua në 2000-in, por kjo statistikë në fakt e nënvlerëson ndikimin e saj. Kjo sepse të parandalosh sëmundjen jo vetëm që shpëton shumë jetë, por gjithashtu shpëton njerëzit nga paaftësia e përjetshme dhe vuajtja. Gavi ka vaksinuar gati 700 mln fëmijë të cilët tanimë kanë një shans shumë më të madh për një jetë të mirë.

Unë vizitova spitalin Mbatha në Kenya në 2011, ku gjysma e pacientëve ishin fëmijë me pneumoni që kishin vështirësi të jashtëzakonshme frymëmarrjeje. Kujtoj se po mendoja që ky pavion nuk do të ishte aq plot brenda një viti apo dy, sepse, me mbështetjen e Gavit, Kenia është vendi i parë në Afrikë që vaksinoi fëmijët për shkaqe të lidhura me pneumoninë. Aktualisht, më shumë se gjysma e vendeve afrikane e bëjnë.

Fondi Global që lufton AIDS-in, Tuberkulozin, dhe Malarien ka shpëtuar aq shumë jetë sa ka transformuar demografinë e shumë vendeve me të ardhura të ulëta. Në Zimbabëe, për shembull, jetëgjatësia është rritur nga 44 në 61 që kur Fondi Global u krijua në 2002 —sepse HIV nuk është më një dënim me vdekje, por një infeksion i trajtueshëm.

Jam shumë entuziaste për fondin e ri global të shëndetit, një fond për shëndetin e grave dhe të fëmijëve dhe ushqyerjen i bërë publik në 2015i quajtur “the Global Financing Facility”, ose GFF. Megjithatë GFF nuk ka patur ende mundësi të akumulojë statistika impresionuese, ne e dimë që gratë janë vendosur në qendër të shëndetit global dhe zhvillimit.

Një studim në Bangladesh tregoi që kur gratë kanë akses në planifikimin familjar — kur ato kanë kontroll mbi trupin e tyre dhe të ardhmes së tyre —ato fitojnë më shumë se 40% dhe fëmijët e tyre kanë një propabilitet 30% më pak për të vdekur.Nëse GFF merr para, asaj i nevojitet të mbështesë planifikimin familjar dhe iniciativa të tjera amënore dhe për shëndetin e fëmijëve, ne mund të presim shifra të tilla rreth botës.

Unë e kam shpjeguar edhe herë tjetër impaktin e fondeve globale të shëndetit në terma të jetëve të shpëtuara. Ky është një matës i mirë në vetvete, por është gjithashtu pjesë e diçkaje më të madhe: Shpëtimi i jetëve është hapi i parë drejt një bote më të zhvilluar dhe më të paqtë.

Përhapja e retorikës së izolimit është bazuar të paktën pjesërisht mbi frikën, veçanërisht nga migracioni masiv dhe terrorizmi. Por këto gjëra mendohen të ndodhin më shumë në vende ku nuk ka shpresë, nuk ka mundësi. Fondet globale të shëndetit nxisin shpresën dhe krijojnë mundësi, sepse njerëzit që janë të gjallë dhe të shëndetshëm kanë mundësinë të jenë novatorë dhe produktive. Sipas Qendrës së Konsensusit të Kopenhagenit, çdo 1$ investuar në fondet shëndetësore globale krijon 20 dollarë në përfitime sociale dhe ekonomike.

Kur fondacioni ynë nisi të investonte në këto fonde, ne besuam se kishte risk të lartë dhe kthime të larta. Fondacioni ynë ishte i ri, po ashtu edhe fondet. Por ne ishim të gatshëm të merrnim rrezikun përsipër sepse e dinim se shpërblimi do të ishte i madh. Dy dekadat e fundit kanë treguar se shpërblimi është edhe më i lartë se sa menduam. Me investime të qëndrueshme, fondet shëndetësore globale do të vazhdojnë të shpëtojnë miliona e miliona jetë dhe të hapin rrugën për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme. Këto janë llojet e investimeve që bota duhet të dyfishojë.

Autorja Melinda Gates është bashkëkryesuese e Fondacionit Bill & Melinda Gates. Mendimet e shprehura në këtë koment janë të sajat.
*Burimi: CNN Business


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë