Treg

Meksika bën pakt me Trump. Bursat Europiane nisin javën me rritje

Tregu europian i aksioneve e nis javën mbarë pas ndalimit të tarifave hakmarrëse të administratës Trump ndaj Meksisës. Mediaset 'fluturon' në Piazza Affari.

Bursat europiane e nisin javën me rritje nxitur nga vendimi se administrata Trump nuk do të implementojë tarifat doganore ndaj Meksikës, pasi Vendi Latinoamerikan ka siguruar një kontroll më të madh në kufij për flukset e emigrantëve.

Kërcënimi i tarifave mbetet i vlefshëm në fakt në rastin nëse Meksika nuk do të arrijë të implementojë marrëveshjen. Lajmi i dhënë nga presidenti amerikan, Donald Trump, i risolli buzëqeshjen Wall Street që të premten në mbërmje, sëbashku me bastin për një ulje të pashmangshme taksash në SHBA, përforcuar nga të dhënat e fundit zhgënjyese të tregut të punës.

Lajmi ka ndikuar që në bursat europaine, Milano të pozicionohet mirë, teksa spreadi është çelur i qëndrueshëm me 262 pikë, pas pëfundimit të votimeve në shumë komuna italiane.

Mediaset përparon pas shpalljes së riorganizimit

Në Piazza Affari sytë dhe veshët janë përqëndruar tek Mediaset (+5%), pas lajmit të së premtes mbrëma të shoqërisë për krijimin e një kompanie holding holandeze në të cilën do të konvergjojnë qoftë Mediaset, qoftë Mediaset Espana. Shoqëria do të quhet Mediaforeurope.Në Madrid aksionet e Mediaset Espana janë të dobta (kanë humbur gati 4%), duke marrë parasysh faktin që çmimi ishte vendosur 6.5444 euro (tani letrat aksionet janë rreth 6.6).

Fca në qendër të vëmendjes për risi të mëdha

Tani çdo gjë përqëndrohet mbi Fiat Chrysler Automobiles (+3%), në pritje të risive në fronitin e veprimeve të jashtëzakonshme, pasi nuk u bashkua me Renault javën e kaluar. Ndërkaq Fca Usa ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Aurora për makiant tregtare me drejtim autonom. Po ecin mirë edhe Stmicroelectronics (+1,5%) dhe Tenaris(+2,5%).

Euro qëndron mbi 1,13 dollarë, në rritje nafta

Në tregun e këmbimit valutor, euro qëndron mbi 1,13 dollarë: 1,1309 dollari (nga 1,134 dollarë që këmbehej të premten). Monedha e përbashkët këmbehet 122,85 yen (122,5), teksa dollarë/yen qëndron në 108,6 (108). Nafta është në rritje pas angazhimit për dërgesat e shprehura të premten nga Rusia dhe Arabia Saudite që nxitën pritjet për një ulje të kuotave të prodhimit në takimin e ardhshëm të OPEC: WTI fiton 0.45%, duke arritur në 54.24 dollarë për fuçi.

Burimi: Il sole 24 ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë