Marrëdhënia e trazuar e Harry dhe Meghan me rrjetet sociale duket se ka marrë fund. Sepse, sipas Sunday Times, dy dukët e Sussex që aktualisht jetojnë në SHBA i kanë dhënë lamtumirën e fundit Facebook dhe Twitter. Edhe llogaria e Sussexroyal në Instagram nuk ka postuar përmbajtje të re për disa muaj.
Arsyeja do të ishte "urrejtja ndaj të dyve në mediat sociale", diçka që Harry dhe Meghan e kanë theksuar shpesh muajt e fundit.
Ish-aktorja amerikane ka denoncuar në mënyrë të përsëritur faktin se është sulmuar në internet, me fyerje raciste dhe seksiste: "Mendoj se jam personi më i kontrolluar dhe me i ofenduar në botë", ishte shprehur ajo në të kaluarën.
Aktualisht ata po fokusohen tek projektet e tyre podcast dhe dokumentarë në Spotify e Netflix.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.