Bota

Medvedev kërcënon sërish: Apokalipsi bërthamor është shumë i mundshëm!

Gazeta Si - "Një apokalips bërthamor nuk është vetëm i mundshëm, por edhe shumë i mundshëm".

Në kanalin Telegram, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitri Medvedev, ka ngritur edhe një herë fantazmën e katastrofës atomike.

"Ka të paktën dy arsye, - shpjegoi ai, - së pari, bota është në një konfrontim shumë më të rëndë sesa gjatë krizës së Karaibeve, sepse armiqtë tanë kanë vendosur të mposhtin me të vërtetë fuqinë më të madhe bërthamore, Rusinë. Ata janë idiotë, por kështu është”.

Arsyeja e dytë, përfundoi Medvedev, "është mjaft e parëndësishme: armët bërthamore tashmë janë përdorur, ju e dini shumë mirë nga kush dhe ku, që do të thotë se nuk ka tabu".

Ish-presidenti rus Medvedev paralajmëron po ashtu, se konflikti me Perëndimin do të zgjasë për dekada dhe se lufta në Ukrainë mund të bëhet e përhershme.

Në artikullin e botuar nga gazeta “Rossiyskaya Gazeta”, nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit rus, argumenton se marrëveshja aktuale për grurin duhet të përfundojë: “Të gjithë e kanë kuptuar varësinë nga produktet bujqësore dhe ushqimore të vendit tonë, kjo është arsyeja pse është bërë e pafundme fushata për marrëveshjen e grurit. Edhe nëse tashmë është e qartë për të gjithë se nuk ka nevojë për të, ashtu siç është dhe absolutisht duhet të përfundojë”. Medvedev tha gjithashtu se Finlanda u krijua nga Lenini gabimisht.

Ndërkohë, NATO "ka plane", megjithëse "jo specifike për Zaporizhian", për të "reaguar" ndaj një aksidenti bërthamor nëse rusët kryejnë një provokim.

Kështu deklaroi zëvendësshefi i shtabit operacional të SHAPE-s, gjeneralmajor Mattheë Van Ëagenen.

“Në fillim të konfliktit ne kishim inteligjencë të mirë për grumbullimin e trupave ruse dhe kam besim se do të ishim në gjendje të shihnim se çfarë po ndodh në Zaporizhia dhe të reagonim në kohën e duhur”, tha kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s,  Admirali Rob Bauer.

Udhëheqësi i Grupit Ëagner, Prigozhin "doli nga mendja për shkak të parave të mëdha" të bëra vitet e fundit, komentoi analisti televiziv, Dmitry Kiselev në programin e tij të përjavshëm televiziv në Rossija 1, siç raportohet nga “Moscoë Times”.

"Ai mendoi se mund të sfidonte personalisht ministrinë e Mbrojtjes, vetë shtetin dhe presidentin", shtoi ai, duke argumentuar se grupi Ëagner do të merrte mbi 1700 miliardë rubla (rreth 17.5 milionë euro) nga shteti rus, të ndara në kontrata qeveritare (860 miliardë rubla) dhe shërbimet e ofruara nga Holding Concord (845 miliardë rubla) në duar të ish-ish-kuzhinierit të Putinit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë