Politike

Mediu: Bashkitë po rrisin numrin e punonjësve për t’i përdorur për zgjedhjet

Kryetari Fatmir Mediu pati një takim me strukturat e Partisë Republikane në Rrogozhinë, ku nënvizoi se bashkia e këtij qyteti ka rritur numrin e punonjësve me gati 5-fish, për t’i përdorur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Mediu u shpreh se, “regjimi i korruptuar i Edi Ramës mund të mposhtet kur të gjithë të bashkohen me çdo qendër votimi, për të mbrojtur votën dhe të mos pranojmë që Rama të na trajtojë si qënie inferiore dhe pa vlerë”.

“Përbuzja e tij karshi shqiptarëve, lidhjet me korrupsionin dhe krimin po e kthejnë Shqipërinë në kohët e egra të një diktature të re!”, - tha Mediu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë