Politike

Para greke për mediet shqiptare? Çamët kërkojnë hetime

Lajmi i publikuar ditën e premte se një pjesë e medieve shqiptare kanë përfituar rreth 1 milionë euro muajin e fundit nga fondet e qeverisë greke, ka sjellë edhe reagimin e partisë çame, PDIU. Kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi u shpreh se ajo që ai dhe partia e tij kishin paralajmëruar disa muaj më parë, tashmë po bëhet realitet.

“Sot, skenari i blerjes së një pjese të mediave dhe opinionistëve nga ana e shtetit grek po zbardhet nga vetë mediat greke. 1 milion euro fonde të zeza vetëm për muajin e fundit, me të cilat shteti fqinj ka blerë media e portale shqiptare duke i paraqitur tezat progreke si mendime të paanshme.”- tha Idrizi.

Shpëtim Idrizi i bëri apel kreut të shtetit Ilir Meta që të mbledhë sa më shpejt Këshillin e Sigurisë Kombëtare.  “ Të vërë në lëvizje të gjitha agjencitë ligj zbatuese për të hetuar e vënë prapa dyerve të qelisë, ata që kanë marrë para. Të deklarohen shumat e qëllimet, sepse vetëm në një muaj bëhet fjalë për 1 milion… Po me vite sa është kjo shumë.”- tha Shpëtim Idrizi ndër të tjera në konferencën për shtyp gjatë ditës së shtunë.

https://www.facebook.com/pdiu.al/videos/1859745534121632/

Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë