Vende dhe Udhetime

Media italiane: Vlora, destinacioni që duhet të zgjidhni këtë verë

Media italiane, “Siviaggia”, e profilizuar në turizëm dhe udhëtime, i ka kushtuar një artikull të gjatë një prej destinacioneve turistike në Shqipëri, Vlorës.
Siviaggia, e nis artikullin me një përshkrim të gjatë të rivierës shqiptare, natyrës, ujit, rërës dhe gjithçka tjetër për të cilat identifikohet ky vend bregdetar.

‘Vlora është një nga destinacionet më të njohura turistike në Shqipëri, e cila ndodhet përgjatë bregut jugor, në fillim të asaj që quhet Riviera Shqiptare. Ujvarat dhe shëtitoret e saj të bukura, dhe natyra që ofron ky vend, janë një ndër arsyet kryesore, pse turistët duhet të zgjedhin të kalojnë pushimet verore në Vlorë’ shkruhet në artikull.

Ndërsa nuk lë pa specifikuar, edhe restorantet në natyrë të hapur, për të cilët shkruan se është një alternative e mirë për pushuesit, që pasi të shijojnë rërën dhe ujin e pastër si kristal të shijojnë një darke në restorantet që ofrojnë menu nga më të ndryshmet.
‘Plazhi i Vjeter është një hapësirë që kufizohet nga pyjet me pisha dhe është një plazh i lirë, i përsosur për ata që dëshirojnë të relaksohen.’

Reklamë u është bërë dhe pikave të tjera të vijës jugore të vendit, duke përfshirë këtu plazhin e Radhimës, Ujin e ftohtë etj.

‘Në jug të qytetit, përgjatë rrugës që të çon në Sarandë, ka plazhet më të vetmuar, qoshet e vërteta të parajsës. Ashtu si Uji i Ftohte, që do të thotë "ujë i ftohtë", sepse pikërisht këtu takojmë 40 burime uji që dalin nga fundi i detit. Dy kilometra bregdet shkëmbor krejtësisht i lirë. Por bukuria e kësaj zone të Shqipërisë është që të niset për të zbuluar qoshet e fshehura dhe të vetmuara ku mund të shijoni bukurinë e detit’, shkruan “Siviaggia".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë