Vende dhe Udhetime

Media britanike: Shqipëria ndër vendet më të bukura që mund të vizitohet në shtator

Shqipëria është renditur në top dhjetëshen e vendeve më të mira për tu vizituar në shtator sipas medias britanike CN Travell. Në një listë prej 25 vendeve, Shqipëria ndodhet në vendin e 10-të si një nga destinacionet më interesantë që duhet vizituar në fillim të vjeshtës.

“Ndonëse mund të mos jetë Kroacia e Re, kjo perlë ballkanike mund të jetë një arsye mjaft e mirë për të udhëtuar nga Britania e Madhe pas sezonit veror. Alpet shqiptare kërkojnë një aventurier të guximshëm për t’i vizituar. Mund të ‘arratiseni’ në Rivierën Shqiptare për të admiruar rërën e artë dhe ujin e kthjellët të detit, që lakojnë nëpër limane të thepisura", evidenton përshkrimi i CN Traveller. Sipas shkrimit, në verë plazhet janë të mbushura me vendas nga Tirana e jo vetëm, por në shtator teksa të gjithë kthehen në punë, ju mund të shijoni paqen e bregdetit të boshatisur si dhe klimën mesdhetare dhe Adriatikun e ngrohtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë