Lajme

Gjyqtari Medi Bici kalon Vettingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin Medi Bici.

Në seancën dëgjimore të së hënës, ai u njoh me rezultatet e hetimit të thelluar administrativ. ILDKPKI raportonte se subjekti ka kryer fshehje pasurie dhe deklarim të rremë, lidhur me një shtëpi trekatëshe që zotëron në periferi të Tiranës.

Por, gjyqtari i lartë dha shpjegimet e tij, duke paraqitur 11 prova. 

Gjyqtari ka paraqitur një deklaratë ku vëllai thotë se e ka ndihmuar për shkaqe vështirësie financiare. Subjekti ka paraqitur prova për këtë gjë. KPK-ja thotë se nuk rezulton që gjyqtari Medi Bici të ketë pasuri të fshehura në emër të tij apo të personave të lidhur me të.

DSIK ka dërguar raport për figurën e Medi Bicit, në të cilin konstatohet përshtatshmëri. Nga hetimi i KPK-së nuk ka dyshime se zoti Medi Bici ka lidhje me persona të dyshimtë, nuk ka denoncime për të dhe nuk ka dyshime korrupsioni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë