Trend

Me trendin e ri, nuk do jetë më nevoja të zgjedhësh mes dy ngjyrave

Kombinimi i dy ngjyrave të kundërta ka qënë gjithmonë një mënyrë e mirë dhe kreative për të tërhequr vëmendjen, dhe një mënyrë akoma më e mirë  për të tërhequr vëmendjen e fotografëve që fotografojnë stilin e përditshëm në rrugë. Por këtë sezon, ky lloj kombinimi është kthyer në një formë paksa më ndryshe që nuk ka të bëjë më me miksimin dhe gjetjen e kombinimeve të përshtatshme. Kjo formë e re simbolizon bashkimin e dy ngjyrave apo copave të cilat janë në kontrast me njëra-tjetrën në një veshje të vetme, duke filluar që nga pantallonat dy-ngjyrëshe, çizmet e ndara në mes me ngjyra të ndryshme apo bluze me dy ngjyra.

Është një mënyrë e thjeshtë për ta bërë më interesante çdo veshje të vjeshtës, dhe një mënyrë akoma më e thjeshtë për tu veshur gjatë atyre ditëve kur ti nuk mund të vendosësh mes dy ngjyrave të një pulovre apo fustani. Dhe mos të lëmë pa përmendur, është alternativa perfekte për ata që duan të eksperimentojnë me garderobën e tyre duke lënë pas printet e parashikueshme të vjeshtës.

Ky look po përdoret kudo, një modele e stilit të rrugës veshi dy këpucë të njëjta por me ngjyra të ndryshme, ndërsa një tjetër veshi një këmishë lëkure të ndarë në dy pjesë në të cilën ishin kombinuar ngjyra e bardhë dhe ngjyra vishnje. S’ka rëndësi nëse është dy-ngjyrëshe, me dy tone të  ndryshme të së njëjtës ngjyrë, apo si dita me natën, nuk do të të duhet më të zgjedhësh kur të vijë koha për shopping gjatë vjeshtës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë