Para

Më të pasurit në botë, “Forbes” zbulon listën e pronarëve miliarderë

Sporti dhe miliarderët janë një binom suksesi në epokën moderne ndaj dhe fuqia e tyre pasqyrohet dhe te rezultatet e skuadrave. Revista Forbes është përpjekur të bëjë një klasifikim sa më të saktë, duke hartuar listën e 10 pronarëve në bazë të pasurisë së tyre.

10. Joseph Tsai

Bashkëthemeluesi dhe zëvendës presidenti i grupit Alibaba, platforma më e madhe online. Tajvano-Kanadezi Joseph Tsai, 56 vjeç, ka një pasuri prej 10 miliardë dollarësh. Tetorin e kaluar, ai u bë 100% pronar i Brooklyn Nets, duke blerë aksionet e rusit Mikhail Prokhorov.

9. Stanley Kroenke

Me kompaninë e tij Kroenke Sports & Entertainment, 72-vjeçari amerikan investon në të gjitha ligat kryesore sportive. Ai zotëron skuadrat e NFL të Los Angeles Rams, Denver Nuggets (NBA), Kolorado Avalanche (NHL) dhe Colorado Rapids (MLS). Që prej vitit 2018, me një pasuri prej 10 miliardë dollarësh, ai ka në pronësi 97% të klubit të Arsenalit.

8. Philip Anschutz

Miliarderi zotëron grupin Anschutz, një nga produktorët kryesorë të eventeve muzikore, sportive dhe të argëtimit në botë. Pronari i festivalit Coachella është gjithashtu kreu i klubit të futbollit LA Galaxy dhe Los Angeles Kings (NFL). Ai ka një pasuri prej 11 miliardë dollarë.

7. Roman Abramovich

Në 2003, oligarku rus Roman Abramovitch, pasuria e të cilit aktualisht vlerësohet në 11.3 miliardë dollarë, bleu klubin londinez Chelsea për shumën e 150 milionë dollarëve. Ai kërkon ta shesë për ... 3.9 miliardë dollarë.

6. David Tepper

2.2 miliardë dollarë. Kjo është shuma e paguar nga biznesmeni amerikan David Tepper në vitin 2018 për të blerë Carolina Panthers. Shuma më e madhe e paguar ndonjëherë për një ekip amerikan të futbollit. David Tepper, pasuria e të cilit vlerësohet në 12 miliardë dollarë, është themeluesi dhe presidenti i fondit të investimeve Appaloosa Management.

5. Hasso Plattner

Në vitin 2010, Hasso Plattner, një gjerman 76-vjeçar, investoi në hokejin në akull duke blerë aksione të San Jose Sharks. Tre vjet më vonë, ai u bë aksioneri kryesor i klubit të NHL. Hasso Plattner është i njohur si bashkëthemelues i gjigantit informatike SAP AG,  çka i ka lejuar të grumbullojë një pasuri prej 12.4 miliardë dollarësh.

4. Dietrich Mateschitz

Prej 15 vitesh, bashkëthemeluesi i Red Bull, austriaku Dietrick Mateschitz, investon në sport. Pasi e shndërroi SV Austria Salzburg në Reb Bull Salzburg, ai bleu klubin e futbollit të New York, duke e quajtur Red Bull New York në 2006. Ai gjithashtu zotëron skuderitë e Formula 1 Red Bull Racing dhe Scuderia AlphaTauri. Pasuria e tij vlerësohet në 16.5 miliardë dollarë.

3. Françoi Pinault

Në 1998, Françoi Pinault bleu skuadrën e Stade Rennais nëpërmjet shoqërisë Artemis. Pasuria e familjes Pinault vlerësohet në 27 miliardë dollarë, i treti në Francë, pas Bernard Arnaud dhe Françoise Bettencourt Meyers.

2. Mukesh Ambani

Biznesmeni indian bëri pasurinë e tij në industrinë petro-kimike. Sot drejton konglomeratin Reliance Industries, që është kompania private më e madhe në Indi. Mukesh Ambani dhe gruaja e tij Nita janë pronarë të skuadrës së kriketit Mumbai Indias. Me një pasuri prej 36.8 miliardë dollarë, familja Ambani është më e pasura në Indi.

1. Steve Ballmer

Ish-CEO i Microsoft, Steve Ballmer, bleu Los Angeles Clippers (NBA) në 2014 për shifrën e 2 miliardë dollarëve. Një pikë uji për amerikanin 64-vjeçar, pasuria e të cilit vlerësohet në 52.7 miliardë dollarë nga revista Forbes .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë