Para

Derby europian i të pasurve

Janë dy skuadrat që vlejnë më shumë përsa i përket kostos së futbollistëve në treg.

Botërorin në Rusi 2018 e fiton Franca në finale me Anglinë. E Brazilit i mbetet vendi i tretë. Megjithatë ky klasifikim është përsa i përket vlerës së lojtarëve të çdo kombi. Dhe rezultati është befasues sepse nuk fiton Brazili i Neymar apo Argjentina e Messit, por Franca e Pogba, Griezmann dhe Mbappè. Vlera e përgjithshme e tregut të ‘gjelave të rinj’ transalpin është e madhe, por kryeson kombëtarja britanike me shifra të fryra pas super vlerësimeve të Premier League. Por kostoja e lojtarëve nuk është parametri i vetëm për të matur vlerën absolute të një kombëtareje. Krijimi i një grupi kampionësh shumë të shtrenjtë në një skuadër kombëtare,  ka një vlerë të ndryshme në një vend të pasur (me infrastrukturë, burime dhe trajnerë) në krahasim me një popullsi të varfër. E tanimë mjaft lidhët vlerën e lojtarëve me PBB-në (Prodhimin e Brendshëm Bruto) të një vendi për të patur rezultate befasuese në klasifikim. Nëse do të ishte kështu, në krye të klasifikimit do të renditej Kroacia e Modric, Mandzukic e Rakitic. Krotatë në fakt vlejnë 488 milion dollarë në një vend me PBB 54 miliard dhe me numër popullsie 4 milion banorë. Veç kujdes, zbulimi i vërtetë mund të jetë Belgjika e Hazard, Lukaku e De Bruyne që është edhe skuadra që mban vendin e 3 në klasifikimin e Fifas, i vetmi nga tre vendet e para (të tjerët janë Gjermania dhe Brazili) që përputhet me performancën në terren, vlerën e ekipit dhe raportin mes PBB-së dhe popullsisë. Pra, nëse numrat do të kishin një vlerë në futboll, kampionët belg do ta kishin fitoren në xhep. Sa keq që topi është i rrumbullakët dhe nuk mund të llogaritet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë