Lajme

“Më shumë vota se votues”, KQZ hap 11 kuti në Lezhë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi hapjen e 11 kutive të votimit në Bashkinë e Lezhës, duke pranuar ankesën e Partisë Kombëtare Konservatore, nën siglën e të cilës kandidonte në këtë zonë ish-deputeti, Eduard Ndocaj.

Ndocaj pretendon se në disa kuti janë gjetur më shumë vota sesa votues ka patur qendra e votimit. Ndocaj thotë se në të paktën 11 qendra votimi numri i fletëve të hedhura në kuti ka qenë më i lartë se numri total i votuesve të qendrës.

Hapja e kutive mund të përforcojë akuzat për mbushje fiktive të kutive të votimit më 30 qershor, ose t’i dobësojnë këto akuza, pasi për rezultin nuk kanë rëndësi. Kodi Zgjedhor përcakton se nëse numri i votave ndikon në rezultatin e zgjedhjeve atëherë shpallen qendrat e pavlefshme. Edhe nëse këto qëndra shpallen të pavlefshme, Pjerin Ndreu sërish mbetet në avantazh, pasi ka një diferencë prej rreth 12 mijë votash.

Të tjera vendime që mori KQZ ishte miratimi i rezultateve në Bashkinë e Shkodrës dhe të Tiranës.

 

Më Shumë