Politike

‘Më shumë se në PD nuk merr peshë diku tjetër’ Berisha tregon bisedën me Agron Shehajn pas largimit  

Sali Berisha komentoi të martën edhe largimin e deputetit Agron Shehaj nga PD dhe bisedën e zhvilluar mes tyre.   

“Deputeti Agron Shehaj është një deputet si çdo tjetër, ka gjykimin e tij dhe në këtë aspekt unë respektoj mendimin e çdo njeriu, çdo deputeti.

Unë kam folur, i kam thënë përveç kësaj që thashë që unë respektoj vendimin e çdo njeriu. I kam thënë në mënyrën më miqësore që ke kontribute të pamohueshme dhe kontributet tua më shumë se këtu nuk marrin peshë në ndonjë zgjidhje tjetër”, tha ai.

A i frikësohet ai një partie tjetër opozitare kësaj here themeluar nga  Agron Shehaj?

“Nuk mund të frikësohem unë. Njeriu që nuk frikëson tjetër, nuk frikësohet vet. Po qe se nuk synon kurrë që të frikësosh njeri, nuk frikësohesh kurrë’, u përgjigj ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë