Keshilla

Më shumë se 3 gota verë e kuqe në javë ju shkurtojnë jetën

Ndonëse kemi dëgjuar shpesh që vera është e mirë për shëndetin, studimet thonë të kundërtën.

Hulumtuesit kanë zbuluar se konsumimi i përditshëm i verës së kuqe e rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme, pavarësisht moshës që kemi.

Ekipi i shkencëtarëve ka thënë se përfitimet e verës së kuqe – duke filluar nga parandalimi i bllokimit të artereve e deri te zvogëlimi i sheqerit në gjak – funksionojnë vetëm nëse i pini deri në tri gota në javë.

Për këtë konstatim, shkencëtarët kanë analizuar më shumë se 300,000 njerëz në SHBA, ndërkaq kanë zbuluar se ata që konsumojnë mbi katër pije në javë janë 20% më të prirë të vdesin para kohe. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë