Treg

Më shumë ndërmarrje, më pak eksporte

Importet janë rritur për 2019-ën

Publikimi më i fundit i Institutit të Statistikave tregon se në vitin 2019 është shtuar numri i ndërmarrjeve eksportuese dhe ka rënë vlera e tyre në lekë.

Numri i ndërmarrjeve eksportuese në vitin 2019 është 3.190, duke u rritur me 5,0 %, krahasuar me vitin 2018.

Në vitin 2019 eksportet e mallrave janë 299 miliardë lekë, duke u ulur 3,8 %, krahasuar me vitin 2018.

Në vitin 2019, pesha e eksporteve në vendet e BE-së është 77 % të eksporteve të mallrave, duke arritur vlerën 229 miliardë lekë.

Eksportet në vendet e BEsë u ulën me 3,4 %, krahasuar me vitin 2018. Në vitin 2019 partneri ynë kryesor për eksportet vazhdon të jetë Italia. Vlera e eksporteve drejt Italisë është 143 miliard lekë, duke u ulur 4,0 % krahasuar me vitin 2018.

Në vitin 2019, ndërmarrjet që operojnë në industri dominojnë ndërmarrjet eksportuese. Këto ndërmarrje kryejnë 81 % të vlerës së eksporteve, duke u ulur me 6,1 %, krahasuar me vitin 2018.

Për vitin 2019, më shumë se gjysmën e eksporteve e kryejnë 50 ndërmarrjet më të mëdha (61 %).

Në vitin 2019, dominojnë ndërmarrjet që eksportojnë drejt 1 vendi partner. Ato kryejnë 32 %, të vlerës së eksporteve, ndjekur nga ndërmarrjet që eksportojnë drejt 3-5 vendeve partnere (23 %).

Importet

Importet e mallrave arritën vlerën 649 miliardë lekë në 2019-wn, duke u rritur 1,2 %, krahasuar me vitin 2018.

Pesha e importeve nga vendet e BE-së është 58 % e importeve të mallrave, duke arritur vlerën 379 miliardë lekë. Importet nga këto vende u ulën me 2,9 %, krahasuar me vitin 2018.

Vlera e importeve nga Italia është 164 miliardë lekë, duke u ulur 6,3 % krahasuar me vitin 2018.

Numri i ndërmarrjeve importuese është 11.364, duke u rritur me 0,5 %, krahasuar me vitin 2018.

Ndërmarrjet që operojnë në tregti dominojnë ndërmarrjet importuese. Këto ndërmarrje kryejnë 56 % të vlerës së importeve, duke u rritur me 2,2 %, krahasuar me 2018. Më shumë se gjysmën e importeve e kryejnë 100 ndërmarrjet më të mëdha (56 %). Në vitin 2019, dominojnë ndërmarrjet që importojnë nga 10 ose më shumë vende partnere.

Këto ndërmarrje kryejnë 56 % të vlerës së importeve, ndjekur nga ndërmarrjet që importojnë nga 3-5 vende partnere (15 % ).

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë