Treg

Më pak pasagjerë e mallra qarkulluan në 2020, u godit transporti

Të dhënat e INSTAT tregojnë që viti 2020 ishte shumë i vështirë si për transportin e mallrave ashtu edhe për atë të udhëtarëve.

Bllokimet e aktiviteteve ekonomike për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19, i zgjeruan pasojat edhe në fushën e transportit.

Sipas INSTAT, në vitin 2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 4.277 mijë ton, duke u ulur me 4,0 %, krahasuar me vitin 2019. Në vitin 2020, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 26.029 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 39,4 %, krahasuar me vitin 2019. Në vitin 2020, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.796,8 ton duke u ulur me 24,3 %, krahasuar me vitin 2019.

Në vitin 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 877,2 mld lekë dhe 49,1 % e tyre u transportua me det. Në vitin 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 55,6 %, me rrugë 42,5 % dhe me ajër 0,5. Mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur 1,1 %, krahasuar me vitin 2019.

Përsa i përket transprotit të udhëtarëve, të dhënat sugjeorojnë se në vitin 2020, kanë udhëtuar me linjë detare 379.084 pasagjerë, duke u ulur me 75,9 %, krahasuar me vitin 2019. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në vitin 2020 është 1.310.614 pasagjerë duke u ulur me 60,7 %, krahasuar me vitin 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë