Treg

Më pak leje ndërtimi në 2019 se një vit më parë, por rritet sipërfaqja

INSTAT ka raportuar se numri i lejeve të ndërtimit të dhëna gjatë vitit 2019-të ka rënë me 12,6% krahasuar me numrin e lejeve të ndërtimit të dhëna vititn paraardhës, por sipërfraqja për të ndërtuar është rritur.

Gjatë vitit 2019, janë miratuar gjithsej 1.044 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 1.194 leje të miratuara në vitin 2018.

Gjatë vitit 2019, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 1.9 mln m2, nga 1.4mln m2 miratuar në vitin 2018, duke shënuar një rritje prej 32,8 %. Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 79,3 miliardë lekë në vitin 2019, nga 59 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2018, duke shënuar një rritje prej 34,4 %.

Në tremujorin e katërt 2019 janë miratuar gjithsej 196 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 360 leje të miratuara në tremujorin e katërt 2018, duke shënuar një rënie prej 45,6 %.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e katërt 2019, është 245 mijë m2, nga 618.mijë m2 miratuar në tremujorin e katërt 2018, duke shënuar një rënie prej 61,1 %. Në tremujorin e katërt 2019, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 11,7 miliardë lekë, nga 22,1 miliardë lekë miratuar në tremujorin e katërt 2018, duke shënuar një rënie prej 47,1 %.

Qarqet ku janë dhënë më pak leje ndërtimi gjatë tremujorit të katërt të vitit 2019- janë: Kuksi ( 0), Berati (1), Gjirokastra (1),  Dibra (3),  Vlora (7).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë