Jete & Stil

Me një stil siç vetëm ajo di, Cardi B kryesoi Javën e Modës në Paris

Kur vjen puna tek stili, Cardi B e ka bërë të ditur tashmë që nuk ka frikë të provojë edhe veshjet më eksperimentale të stilistëve. Të gjithë e mbajmë mend veshjen e saj të jashtëzakonshme në çmimet Grammy këtë vit, e cila i përkiste një koleksioni nga stilisti Mugler në vitin 1995. Asgjë nuk ka limite për reperen e fiksuar pas modës. Asnjë fustan nuk është shumë ekstravagant. Dhe kjo u bë shumë e vërtetë gjatë kësaj fundjave kur Cardi u shfaq në sfilatat e pranverës në Paris me veshjen më të guximshme që dikush mund të provojë, duke e çuar stilin e saj në një tjetër nivel.

Cardi e prezantoi veshjen e saj duke bërë një set fotografik para Kullës Eiffel. Veshja e saj nga Richard Quinn e mbulonte atë në kuptimin e plotë të fjalës nga koka tek këmbët. Fytyra e reperes ishte e mbuluar nga një maskë me lule e cila ishte njësoj me gjithë pjesën tjetër të veshjes, duke përfshirë një xhaketë të gjerë, një fund me pala dhe geta.

“Jam këtu për t’jua shërbyer juve të ftohtë”, tha ajo për veshjen teksa kalonte rrugën në një video për instagram. “Sigurohuni që të mos më përplasi ndonjë makinë, sepse kjo vajzë nuk mund të shohë”.

https://www.instagram.com/p/B290bmfgraI/?utm_source=ig_web_copy_link

Ky look i Cardi-t vjen direkt nga koleksioni i vjeshtës 2019 të stilistit anglez, njësoj siç u prezantua në pasarelë. Edhe pse Cardi nuk njihej në këtë veshje, të gjithë sytë e turistëve dhe fotografëve ishin mbi të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë