Art dhe Kulture

Më në fund zbulohet historia e Banksyt

Më 26, 27 dhe 28 tetor, arrin në kinema “Banksy – Arti i rebelimit”, dokumentari që zbulon më në fund historinë e Banksy, nga origjina e tij në një nënkulturë kriminale deri te ngritja e tij si udhëheqës i një lëvizje revolucionare të artit.

Si lindi fenomeni Banksy

Banksy lindi si artist në skenën nëntokësore të Bristol në Angli, dhe mbishkrimet e tij të para dhe veprat e artit rrugor datojnë që nga viti 1990. Arti i tij i politizuar, epigramet subversive dhe fushatat e guximshme kanë zemëruar establishmentin dhe kanë krijuar një lëvizje revolucionare. Veprat e tij janë bërë ikona të vërteta kontemporane dhe Banksy është sot artisti më i famshëm dhe i diskutueshëm në botë. Pushteti i abuzuar, varfëria, fondamentalizmat politikë dhe fetarë, tjetërsimi, lufta, dhuna dhe kapitalizmi janë në qendër të punimeve të tij.

Për herë të parë, tregohet historia e plotë e karrierës së Banksy. Nga punët e tij të para si një artist i ri në nëntokë për t’u bërë artisti më i famshëm i shekullit njëzet e një, pavarësisht identitetit të tij ende të mbështjellë me mister. Frymëzuar nga mbishkrimet e Nju Jorkut të viteve 1970, Banksy shndërron lëvizjen e Artit Rrugor në një formë të artit të zakonshëm, duke bashkuar një perandori multimilionëshe dhe duke ndryshuar vetë konceptimin e artit.

Një histori zbuluese

‘”Banksy – arti i rebelimit’ është filmi i parë që hedh dritë mbi të gjithë historinë e Banksy”, tha Lise Romanoff, CEO dhe Drejtore Menaxhuese e ‘Vision Films’. “Ka libra dhe dokumentarë që kanë prekur aspekte të ndryshme të punës dhe jetës së tij, por asgjë që ka mbuluar ndonjëherë tërë historinë e tij. Një histori bindëse dhe zbuluese”.

“Unë mendoj se ka shumë keqkuptime në lidhje me Banksy, dhe anonimiteti i tij ka të bëjë shumë me këtë”, tha shkrimtarja dhe regjisorja Elio España. “Njerëzit nuk mendojnë për Banksy si një artist grafiti, ai nuk është më, por origjina e tij vjen absolutisht nga ajo botë.

Arti i tij nuk është jashtë kontekstit, ai është fryt i prejardhjes së tij në Bristol dhe kulturës dhe politikës së kësaj kohe - një periudhë veçanërisht e trazuar, por edhe drithëruese. Ai ishte pjesë e botës së mbishkrimeve, ai ishte një pionier i ‘Street Art’ së bashku me një numër figurash të tjera të rëndësishme, por Banksy ka ndryshuar plotësisht mënyrën e shfaqjes dhe shitjes së veprës artistike. Besoj se duke kuptuar historinë e tij, ju do të fitoni një kuptim shumë më të thellë të veprës së tij”.

Përmbajtje ekskluzive

Dokumentari paraqet një arkiv të rrallë nga koleksionet private dhe intervistat e pabotuara. Folës janë promovuesi i artit Steve Lazarides, ish-krahu i djathtë i Banksy; artisti me famë botërore Ben Eine, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Banksy; John Nation, i cili menaxhoi projektin e mbishkrimeve në të cilin filloi historia e Banksy; artistët e famshëm të rrugës Risk, Felix “Flx” Braun, KET & Scape, si dhe ekspertë të ndryshëm dhe kritikë të artit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë