Jete & Stil

Më në fund bota e modës vesh gratë në menopauzë

Gratë që po përjetojnë simptomat e menopauzës, avuj të nxehtë brenda trupit të tyre që shpesh duket sikur shpërthejnë nga veshjet, tashmë do ta kenë më të lehtë ta kalojnë këtë periudhë delikate. Bota e botës, tashmë po mendon edhe për to. Disa marka të njohura po prodhojnë rroba me teknologji duke dizenjuar veshje për gratë në menopauzë. Një veshje mbrëmjeje anti-ndezëse, është artikulli më i shitur për markën Become, e cila u lançua në vitin 2016 dhe këtë vit ka pasur rritje në shitje deri në 213%. Një tjetër markë e quajtur “Veshja e Kastravecit”, shet rroba duke përdorur mineralin vullkanik, për ti ndihmuar gratë që të mbajnë temperaturën ideale në trupit gjatë kësaj periudhe. Gama e kësaj marke përfshin veshje nate, pantallona dhe pizhame.

Këto veshje të lançuara vitin e kaluar me parullën “rroba të ftohta për gra të nxehta”, bëjnë që nxehtësia të largohet nga trupi dhe të fillojë të ndjehet sërish kur trupi fillon të ftohet. Pronari i “The Fifty One Apparel”, tha “Unë punoja me një agjenci tekstili ku shisja pëlhura për stilistë të mëdhenj. Një ditë dëgjova në radio një djalë që tregonte mbi atë çfarë po kalonte gruaja e tij, dhe mendova: Kam një pëlhurë në makinën time që mund ta ndihmojë vërtet këtë grua”.

Nga ana e saj, Become, tregon se veshjet e natës janë realizuar me fije të holla të thurura kryq duke lejuar që nxehtësia të çlirohet jashtë veshjes në mënyrë efikase. Po kështu janë realizuar dhe disa veshje sportive në mënyrë që të menaxhojnë djersitjen e nxehtë. Por nuk është vetëm moda ajo që po përqafon veshjet e menopauzës, po kështu dhe industria e bukurisë po hyn në veprim. Pauza është një markë kremi lëkure që ofron produkte të tilla si “Mjegulla e ftohtë e ftohtë”...

“Gratë që përjetojnë simptoma të menopauzës deri tani janë të nënvlerësuara, përsa i përket produkteve dhe shërbimeve për ti ndihmuar që të menaxhojnë këto simptoma”, tha Joanna Brewis, profesore. Sipas saj gratë në këtë grupmoshë mund të ndjehen të lëna pas dore nga një treg veshjesh dhe bukurie që synon kryesisht gratë e reja. Ajo u shpreh se pjesa më e madhe e grave që kishin përdorur këto veshje të dizejnuara posaçërisht për to ndiheshin më të sigurta. Por ka edhe nga ata që ndjehen skeptikë për këto produkte që sipas tyre janë thjesht versione të reja të atyre ekzistuese. Disa marka përfshirë këtu dhe Fifty One për veshmbathje është kritikuar për përdorimin e këtyre veshjeve nga gra të reja si modele për një fushatë sensibilizuese për gratë në menopauzë. “Markat duhet të jenë të kujdesshme me mesazhet e tyre”, tha Brewis.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë