Treg

Më mirë të kritikoni apo të gjeni një zgjidhje?

Nga Francesca Contardi* - Brenda kompanive apo organizatave ka pothuajse gjithmonë një grup njerëzish që janë drejtues të punës së tyre dhe që përfaqësojnë një motor aktiv. Ata shpesh janë bartës të shëndoshë të ideve, nxitës të inovacionit, kanë humor të mirë dhe vizion strategjik. Pastaj ka një grup tjetër, më i madhi, brenda të cilit shumica e njerëzve bëjnë punën e tyre pa pushim. Është grupi më i vështirë, sepse shpesh nuk i shpreh idetë e veta. Ndonjëherë ky grup nuk e bën punën me pasion, është i kënaqur me atë që bën dhe shpesh e bën atë mekanikisht.

Qasja me pjesëmarrje ndihmon në përshtatjen me ndryshimet
Ka një grup tjetër që unë e quaj rrethoresh, njerëz që ecin pa qëllim, pa ritëm, pa menduar për një ide dhe që e lënë veten të largohen nga grupi. Janë ata që shpesh përgjigjen se nuk kanë përgjegjësi dhe prandaj nuk mund të vendosin. Ata presin që dikush të tregojë se çfarë duhet të bëjnë dhe të zbatojë mekanizmin në përsosmëri. Dhe nëse askush nuk thotë se çfarë duhet të bëjnë, ato ngelen pa dhënë ndonjë kontribut.

Grupi tjetër është ai i pengjeve, i atyre që murmuritin, ata që nuk bëjnë asgjë të mirë dhe që, nëse munden, bëjnë diçka ndryshe. Ky grup është një fatkeqësi për kompaninë dhe shefin. Megjithatë ka diçka pozitive tek këta, sepse së paku është e qartë se çfarë mendojnë dhe si veprojnë. Edhe nëse në mënyrë negative duhet të pranojmë, ata vënë pak energji në shprehjen e ideve të tyre. Ndonjëherë ata janë njerëz që largohen, duke kërkuar një punë tjetër.

Dëshira për të menaxhuar ekipet e mëdha rrjedh nga sindroma e posedimit
Disa muaj më parë, takova drejtuesit e një kompanie, të cilët me guxim të madh vendosën të ndryshonin më shumë se gjysmën e strukturës: sepse, pas një analize të brendshme, ata vunë re mungesën e motorit të nevojshëm të motivimit. Ata pyetën dhe kuptuan se kishin punësuar njerëz të gabuar, pra motorët e përgjegjësisë duhej të ishin elemente aktive të ndryshimit.

Është e habitshme, kur flitet me njerëz, të dëgjosh se gjithkush ka shumë mendime apo gjykime në të gjitha fushat e shoqërisë, por ata kanë shumë pak ide për të dhënë rreth punës. Kjo për shkak se njerëzit kur hasin një vështirësi, më lehtë gjejnë një mënyrë për të gjykuar se sa për të gjetur një ide për një zgjidhje sa më inovative. / "Il Sole 24 Ore"

*Francesca Contardi është një këshilluese punësimi dhe karriere


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë