Ka ndodhur

Me dokumente rumune false, në pranga shoferi dhe menaxheri i një autobusi

Dy persona janë arrestuar në Portin e Durrësit, pasi iu janë gjetur me vete leje drejtimi, leje qëndrimi dhe karta shëndeti të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë kontrollit të mjetit autobus tip "Kinglong" me drejtues shtetasin A.B., 36 vjeç banues në Tiranë dhe menaxher shtetasin Sh.L., 50 vjeç banues në Kavajë, policia ka gjetur 2 leje qëndrimi rumune, 2 leje drejtimi rumune dhe 2 karta shëndeti rumune të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit iu gjetën edhe dy pasaporta shqiptare që rezultojnë se personat që i posedojnë këto pasaporta janë në Itali.

Dy shtetasit e arrestuar dyshohet se i kishin marrë pasaportat për t’i vulosur në Shqipëri, me qëllim që poseduesit e tyre të mos penalizoheshin për shkeljen e afatit 90-ditor në zonën “Schengen”.   

Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë