Lajme

“Më do, apo jo?” Përgjigjen tani jua jep celulari juaj!

“Më do, apo jo?” Kjo është padyshim një nga pyetjet më të vjetra në botë, por tani mund të shfrytëzoni fuqinë e inteligjencës artificiale për të përcaktuar nëse marrëdhënia juaj do të jetë një përrallë me fund të lumtur apo përfundim tragjik.

I quajtur Mei, ky aplikacion studion mesazhet që shkëmbeni me partnerin për të përcaktuar pajtueshmërinë dhe jep një rezultat të përafërt, së bashku me disa këshilla të personalizuara për lidhjen tuaj.

Aplikacioni Mei mund të shkarkohet në Google Play dhe është krijuar posaçërisht për të ndihmuar përdoruesit të kuptojnë më mirë veten dhe njerëzit me të cilët komunikojnë.

Mei formulon një profil personaliteti për përdoruesit bazuar në mesazhet që dërgoni me partnerin, duke ju ofruar një profil të personalitetit tuaj dhe të partneritetit.

Ai ju jep gjithashtu këshilla të personalizuara për takime ose për t'ju ndihmuar të dilni nga kriza ku mund të gjendet marrëdhënia juaj dhe e partnerit.

Në një farë mënyre, Mei lindi nga nevoja sepse shumë nga marrëdhëniet tona tani mbështeten tek komunikimi me mesazhe dhe mund të shkatërrohen nga keqkuptimet dhe mungesa e dëshirës për të komunikuar online, 'tha themeluesi i këtij aplikancioni.

Mey mund të jetë me të vërtetë i dobishëm në këtë drejtim, sepse ai ka memorie të përsosur dhe mund të mbajë shënime për shumë gjëra që njerëzit mund t’i harrojnë humbasin.

Aplikacioni analizoi 'qindra mijëra biseda' për të kuptuar nëse mes bashkëbiseduesve kishte ndonjë ndeshje dashurie apo asgjë më shumë se një miqësi.

Nëse një përdorues i shkruan fjalët më shpesh fjalët “vetëm '' dhe “unë” ka të ngjarë që marrëdhënia juaj të përfundojë ose që personi me të cilin po komunikoni mos të jetë shumë i interesuar për ju.

Versioni Android i këtij është në gjendje të analizojë një bisedë qoftë nga gjuha origjinale e tekstit, pra shqipja në rastin tonë, qoftë në anglisht, duke përcaktuar nivelin e pajtueshmërisë dhe personalitetin e personit me të cilin po komunikoni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë