Ka ndodhur

Me automatik nën sediljen e pasagjerit, prangoset 19-vjeçari në Shkodër

Një 19-vjeçar është vënë në pranga, pasi është kapur duke qarkulluar me një armë në makinë. Policia e Shkodrës sqaron se është arrestuar shtetasi S.Gj., i cili ishte duke udhëtuar në një makinë që drejtohet nga F. M., i cili nuk kishte leje drejtimi.

Arma, tip automatik, është gjetur poshtë sediljes, ku ishte ulur i riu dhe pas verifikimeve rezuloi se i përkiste atij.

Ndërkohë janë proceduar dhe F. M., 17 vjeç, për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Moskallëzim krimi”, si dhe vëllezërit  G. K., 19 vjeç e G. K., 15 vjeç, pasagjerë në mjet, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë