Lajme

Me automatik dhe pistoletë në banesë, arrestohet 54-vjeçari

Një person ka përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës pasi është kapur me armë zjarri.

Mësohet se i arrestuari është 54-vjeçari me iniciale V.K., banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ku gjatë kontrollit të policisë atij iu gjetën një armë zjarri Automatike dhe një Pistoletë, me krehër dhe fishekë.

Lidhur me këtë rast policia ishte sinjalizuar nga banorët e zonës. 54-vjeçari u shoqërua në komisiariatin e Policisë së Shkodrës.

Policia njofton se materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=9JPZQ2VnIyw

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë