Ka ndodhur

Me 35 emigrantë të paligjshëm në makina, arrestohen 4 persona

Katër person ka kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për transport të paligjshëm të klandestinëve kundrejt fitimit.

Mes të ndaluarve është një person subjekt OFL-së, i dënuar më parë për vepra penale të kryera kundër lirisë dhe shëndetit të personit, rendit dhe sigurisë publike.

Policia thotë se janë arrestuar shtetasit: T.H., 50 vjeç, banues në Elbasan; E. A., 21 vjeç, banues në Durrës; K.L., 37 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë; E.Ll., 33 vjeç, banues në Pogradec, (i dënuar më parë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”), si edhe u shpall në kërkim shtetasi S. Z., 22 vjeç, banues në Durrës.

Policia ka konstatuar në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, mjetet tip “Chevrolet” dhe “Hyndai”, drejtuesve të të cilëve, iu kanë bërë shenjë që të ndalonin, pasi kishin dyshime se po transportonin emigrantë, në mënyrë të paligjshme.

Shtetasi T. H., drejtues i mjetit tip “Chevrolet”, brenda të cilit u gjetën 7 emigrantë, nuk iu bind urdhrit të policisë, por u kap dhe neutralizua. Ndërsa shtetasi S. Z., drejtues i mjetit tip “Hyndai”, braktisi mjetin në rrugë, brenda të cilit u gjetën 4 emigrantë dhe mundi të largohej me shpejtësi.

Në lidhje me këtë rast, u arrestua edhe shtetasi E.A., i cili kishte bërë denoncim se I kishin vjedhur mjetin e tij tip “Hyndai”, por pas hetimeve të kryera, rezultoi se ia kishte dhënë shtetasit të shpallur në kërkim S.Z.

Gjithashtu, në hyrje të qytetit të Pogradecit, u kapën shtetasit K.L. dhe E.Ll., duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, 24 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë