Politike

Më 28 shkurt mbahet Samiti për Ukrainën në Tiranë, i pranishëm edhe Zelensky  

Në datën 28 shkurt do të mbahet Samiti i paralajmëruar për Ukrainën në Tiranë. I pranishëm në samit do të jetë edhe Presidenti Volodymyr Zelensky.

Në datën 29 shkurt do të zhvillohet një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë takimit do të diskutohet për çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE.

Po ashtu një tjetër çështje që do të flitet është integrimi ekonomik me tregun e BE-së.

Më herët kryeministri Edi Rama e kishte paralajmëruar se në samitin për Ukrainën do të merrte pjesë edhe Presidenti Zelensky.

Zelensky në deklarata e tij publike ka falënderuar Shqipërinë për qëndrimin dhe ndihmën e saj ndaj popullit ukrainas


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë