Lajme

Mbytet një i moshuar në plazhin e Shëngjinit

Një person është mbytur mëngjesin e sotëm në plazhin e Shëngjinit.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për 78-vjeçarin Besnik Marlika nga Kruja.
Shtetasi në fjalë dyshohet që pasi ka hyrë në det për t’u larë, është ndier keq nga ana shëndetësore dhe rrugës për në spital kur po transportohej me ambulancë, ka ndërruar jetë.
Familjarët kanë bërë me dije se Marlika vuante nga diabeti.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë