Ka ndodhur

Mbytet një 56-vjeçar në Durrës. Në “Tregun e Milotit” gjendet një person i pajetë

Një 56 vjeçar është gjetur i mbytur këtë të diel në Porto Romano në Durrës.

Policia bën me dije se trupi i pajetë i shtetasit me iniciale B. B., rreth 56 vjeç është gjetur nga peshkatarët mëngjesin e sotëm.

Mësohet se paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë, një person është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të diele në Lezhë. Policia bën me dije se viktima ende i paidentifikuar është gjetur në rrugë pa shenja jete në vendin e quajtur  “Tregu i Milotit”.

Paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ku dyshohet që vdekja të jetë natyrale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë