Ka ndodhur

Mbyllet procesi, kualifikohen 421 kandidatë për hetues të BKH

Byroja Kombëtare e Hetimit ka përmbyllur procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare për hetues, duke kualifikuar 421 kandidatë për 32 vende të lira.

Komisioni i Përzgjedhjes, ka shqyrtuar 572 aplikime, ku u kualifikuan 421 kandidatë dhe 151 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Në njoftimin e BKH-së thuhet se testi i arsyetimit logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve dhe menjëherë pas tij do të zhvillohet edhe testi i Aftësive Fizike.

Testet do të zhvillohen në datat 1 dhe 4 qershor dhe kandidatët e kualifikuar për këtë fazë do të njoftohen pas përfundimit të Testit Logjik.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, mjafton të shkarkohet lista e kandidatëve që gjendet në faqen zyrtare të BKH-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë