Ka ndodhur

Mbyllet për dy javë Kopshti 31 në Tiranë

Kopshti 31 në Tiranë nga nesër mbyllet për 2 javë.

Burime të Gazetës “Si” thonë se vendimi për mbylljen e kopshtit për 2 javë është marrë pasi kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 6 veta, që janë personel.

Ndërkohë pritet të dalin edhe të tjerë të infektuar, pasi janë në pritje të përgjigjes së tamponit.

Ndërsa, në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” gjatë ditës së sotme kanë rezultuar edhe 5 mësues të tjerë të infektuar me COVID-19, duke e çuar në 10 numrin e mësuesve të infektuar, plus dhe 3 sanitare.

Në lidhje me infektimin e 10 mësuesve dhe 3 sanitareve në shkollën “Emin Duraku” reagoi dhe Drejtoria Arsimore duke thënë se mësimi në këtë shkollë vijon normalisht dhe se mësuesit e infektuar janë zëvendësuar. Drejtoria Arsimore theksoi se janë marrë të gjitha masat për zhvillimin normal të mësimit dhe është bërë dezinfektimi i shkollës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë