Ka zgjatur një orë protesta e opozitës, ku u bllokuan pesë akset kryesore në vend. Bllokimi i rrugëve kombëtare u bë në Tiranë tek sheshi "Shqiponja", në Durrës tek "Plepat", në Fier (Sheq), në Milot (Shkodër) dhe në Bradashesh, Elbasan.
Ky skenar është i përsëritur, pasi më shumë se një vit më parë Partia Demokratike, paralizoi qarkullimin pothuajse në gjithë vendin duke mbajtur të bllokuar akset rrugore kombëtare.
Në përgjithësi protesta ishte paqësore, përveç disa momenteve ku qytetarët dogjën goma makinash në rrugë, në Milot, ku ndodhej Basha dhe në Elbasan, ku ishte kryetarja e LSI-së, Kryemadhi.
Edhe në përfundim nuk pati probleme, ku qytetarët u shpërndanë paqësisht. Kjo ishte protesta e parë e këtij lloji që kur opozita dogji mandatet.
Ndërkohë, në Milot e Elbasan, qytetarët kanë djegur edhe goma, duke thënë se kështu do digjet edhe Rama politikisht, ndërsa në Tiranë, tek sheshi "Shqiponja", trafiku është rënduar.K
Ashtu sikurse edhe ishte njoftuar, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në Milot, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do të jetë te rrethrrotullimi i Plepave në Durrës.
Nga Miloti, kryedmokrati Basha falënderoi qytetarët për rezistencën e tyre, teksa tha se sot më shumë se kurrë është koha për të larguar Edi Ramën.
Sipas tij, kreu i qeverisë është arkitekti i skamjes së shqiptarëve, pasi duke lënë të varfër qytetarët e ka më të lehtë për të kapur gjithçka. Basha nënvizoi se Rama "e ka mendjen nga mëngjesi në darkë si të grabisë pasuritë e vendit”.
Përpara qytetarëve, kryedemokrati solli në vëmendje shembjen e banesave të “Bregu i Lumit”, ku tha se u tmerruan fëmijët. Basha kërkoi zgjedhje të lira e të ndershme pasi në të kundërt nuk do të ketë integrim në Europë.
“Jemi të vendosur se kështu nuk mund të vazhdohet më, dhe kështu nuk do të vazhdohet më. PD dhe opozita e bashkuar është sot koalicioni më i madh moral dhe numerik, për të çliruar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni”, u shpreh Basha duke akuzuar Ramën se e ka lidhur fatin me kriminelët.
Ndërkohë, pak minuta pas nisjes së protestës së opozitës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se kjo lëvizje e sotme është për t’i dhënë mundësi qytetarëve që nuk kanë mundësi të protestojnë në Tiranë, të shprehin edhe ata reagimin e tyre.
“Edi Rama është në kohë për të zgjidhur krizën, - tha Kryemadhi. - Është paralajmërim për Ramën. Akoma nuk ka filluar mosbindja civile. Akoma Edi Rama nuk e ka parë revoltën e shqiptarëve. Ka vetëm 9 javë për të kuptuar ndërkombëtarët. Edi Rama nuk e ka kuptuar ende”, u shpreh ajo.
“Sot protestat në pesë pikat kryesore, janë protesta për ti thënë Edi Ramës që je akoma vonë. Mos vazhdo më që të provokosh shqiptarët, por tërhiqu dhe jepu shansin shqiptarëve të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme si çdo qytetar europian, ashtu si këta qytetarë po thërrasin sot. Hiq dorë nga krimi elektoral dhe nga zgjedhjet fasadë”, - vijoi kryetarja e LSI-së.
s
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.