Futboll

Mbyllet merkatoja në Arabinë Saudite, 939 mln euro të shpenzuara vetëm për kartonët

Gazeta Si - Arabia Saudite ka mbyllur merkaton e verës me shifra rekord: 939 milionë euro të shpenzuara për kartonët e lojtarëve. Përpara është vetëm e paarritshmja Premier Ligë, me 2.8 miliardë.

Shumë yje të futbollit europian janë transferuar në Lindjen e Mesme, të joshur nga shifrat e pabesueshme të ofertave. Por ishte edhe një merkato e fuqishme trajnerësh, me në krye Roberto Mançinic, që la Italinë për të drejtuar kombëtaren saudite.

Karim Benzema, nje nga blerjet e medha ne Arabine Saudite. Gazeta Si, 8 shtator 2023

Skuadra që ka shpenzuar më shumë, mes atyre 4 që kontrollohen nga ‘Public Investment Found’, pronar edhe i Njukastërllit, është Al Hilal. Kjo skuadër ka shpenzuar 353 milionë euro, me blerjen më të shtrenjtë, Nejmarin, për 90 milionë euro. Në vend të dytë vjen Al Ahli, me 194 milionë, i ndjekur nga Al Nasr, me 165 milionë dhe në fund Al Itihad, me 110 milionë.

Blerja më e papritur ishte ajo e Gabri Veigas të Selta Vigos, për 40 milionë euro. Nëse shumë yje kanë zgjedhur Arabinë në fundin e karrierës, në rastin e tij bëhet fjalë për fillimin e rrugëtimit si futbollist profesionist. Spanjolli ishte pranë Napolit, por u tërhoq nga 12 milionë në vit.

Dyshimet e të gjithëve kanë të bëjnë me faktin se kjo valë milionash mund të jetë një flluskë e përkohshme, si në Rusi apo Kinë. Par faktet janë të tjera. Kur kapitalet saudite lëvizin, nuk e bëjnë asnjëherë bosh. Klubet europiane duhet të bëjnë llogaritë tashmë me këtë realitet të ri, që ka pasur një efekt të madh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë