Lajme

Mbyllet ëndrra e Madagaskarit, dy pretendentë në gjysmëfinale

Me dy ndeshjet e mbrëmshme është kompletuar katërshja e gjysmëfinalistëve të Kupës së Afrikës. Pas Algjerisë dhe Nigerisë, do të jenë Senegali dhe Tunizia që do të diskutojnë së bashku një biletë për finalen e këtij kompeticioni.

Algjeria mposhti pretendentët e Bregut të Fildishtë dhe e vijon ëndrrën e saj për ta fituar Kupën e Afrikës, por këtë herë do të ketë përballë një rival shumë të vështirë. Është Nigeria, njëra prej pretendentëve, e cila po i thyen të gjitha rivalet njëra pas tjetrës dhe tashmë është vetëm një hap larg finales së madhe.

Edhe në çiftin tjetër gjysmëfinalist ka pasur surpriza. Tunizia eliminoi “hirushen” e këtij kompeticioni, duke triumfuar shumë lehtë me rezultatin 3-0. Me një ekip pa shumë yje, por kompakt dhe që luan bashkë nga minuta e parë deri në të fundit, Tunizia tashmë kthehet në një pretendente serioz për të fituar këtë kupë. Por nuk do të jetë aq e lehtë, pasi fillimisht duhet të bëjë llogarit me ekipin më të fortë afrikan të momentit, pikërisht, Senegalin. Mane, Kulibali, Keita, janë vetëm disa nga yjet e këtij ekipi që kërkon të rikthehet në kohët e lavdishme.

Parashikimet deri më tani shikojnë si më të favorizuar për të shkuar në finale Senegalin dhe Nigerinë. Por edhe dy ekipet e tjera nuk duhen nënvlerësuar, pasi deri më tani kanë arritur me meritë deri në këtë pikë dhe në ndeshjet e dy ditëve të ardhshme do të bëjnë maksimumin për të shkuar në finale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë