Dega Doganore e Kakavijës do të jetë e mbyllur në harkun kohor prej 24 orësh duke filluar nga 17 shkurti, në orën lokale greke 7:00 deri në orën 7:00 të datës 18 shkurt.
Kjo është bërë me dije nga Autoritetet e Policisë greke.
Në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavijë sqarojnë se do të ketë një ndërprerje të punë për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke.
Sipas njoftimit, gjatë këtij harku kohor nuk do të lejohet kalimi i asnjë lloj automjeti si motocikleta, furgonë që transportojnë qytetarë apo kamiona që transportojnë mallra.
Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra që ruhen në kushte frigoriferike, që transportojnë kafshët e gjalla apo medikamente.
Përjashtim gjithashtu do të kenë edhe automjetet për rastet urgjente.
Dogana Shqiptare iu bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë që të shmangin udhëtimin gjatë këtij harku kohor në drejtim të kësaj dege doganore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.