Arsim

Mbyllën shkollën nga frika e koronavirusit, Ministria i heq licencën “Udhës së Shkronjave”

Ministria e Arsimit i heq licencën shkollës private “Udha e Shkronjave”, pasi morën vendim për të mbyllur shkollën si masë ndaj koronavirusit pa një urdhër nga ministria.

Lajmin e ka dhënë vetë ministrja Shahini, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, dhe shprehet se drejtuesit e kësaj shkolle, që sipas saj po përhapin panik për një virus që nuk ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë.

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë”, thotë ministrja Shahini.

https://www.facebook.com/shahinibesa/posts/2507718456151919?__xts__[0]=68.ARDOnkg0GYycN7W3lcPopfiqX01ZTX0BBjUWYYLwwVo0RbajZHcB9c2_jYIhUqFAnxi9XiDloJDnG8u6UJeTPsEIMDIMJSj7XDZ5wSu9SB_MOyLjME70z5JsatAIVg4j9KcKmGV-KfvDSpdyoT1XN7RPo3KyiAK_PUZLC2Xala_AN8ydwRsez0-7WHNBiz091TmDusMxwC6aChihyqHHpJfkt08kkJCCsFvGPa2SSOx1mQGVRABdPe4NbNIiQ3PLr0A6hXXUypODJ9QhFgVRyZZcsbBfYb2NLFrQbbP4AbROhudTyrNh4DPLN8uBeK6mlZZTqjnc-6ryTgySd7D_sbZW&__tn__=-R

Ndërkohë, menjëherë pas ministres ka reaguar edhe shkolla “Udha e Shkronjave”,  duke u shprehur se kjo masë e ministrisë tregon nivelin e ulët të bashkëpunimit me shkollat. Pavarësisht kësaj, “Udha e Shkronjave” thotë se po vijon mësimin online me nxënësit.

https://www.facebook.com/udhaeshkronjave1997/posts/1506663742816625?__xts__[0]=68.ARAIatVVfrIxbUo6eHeLVS8FAKkKEthV-D53Tn_dpHBIjgRsjxQoC4g4d9s6H6f_XgqqIVXZLoQC_rsvoDx-rRMh8X4v6_4L6FJKjOxDrVaGjpvzTLN3BQKOAUkRoU0scjdUKxEGk3Zmy9F5tJAnViWNYXDZ1hXFAIBGItnhIrE4m9UvpUWd5v1VufNz_Mq_MsX7_tbGIav9TV2LjN1EG4VRjl1874fFRougrYJwJmUSQm2HCmx59dEq6wjZ3tZUEZ9qRvL1MhuIpwjx7-lB4YsXlAVP7Y_xWHr-e-9TX3-Keil4oIxlZ1qC9AT5CAAJPZlVSq9doTgNw2qVvTBeAg&__tn__=-R

Ndër të tjera, shkolla thotë se "dje, janë pyetur 100% e prindërve të shkollës 'Udha e shkronjave' deri në orën 17:00. Më pas, është marrë vendimi". Po ashtu, shkolla akuzon Drejtorinë Arsimore për presion.

https://www.facebook.com/udhaeshkronjave1997/posts/1506648262818173?__xts__[0]=68.ARBp7dMk9bSdbyAx9C5YzVJ-BQ_MfTjXHZRiH9nCiPescMfnkUYOlMYTRANhu2VDlFD7Xl_VH5OlIwkMqcECfV_-LKTRvOSILhmWL1f6khKBOC8UDK-dHqky7a5NPPojzZmRWG1O6xa7RKpYll8ZfSXvPVdpWi67Jnelld6NLgGV8gJE2zXc0QYlAr9ENyO1IIut8IC7sf5vA5vo8Q8fXrWKI90D7NDdiPVsA85wjIczr-P1V5mma8VO2H0_bhGDsg76d8p5xk-AhufuYPv8T1sTMcG_ywOcJh4QJp4bpvLi4c5lkW5KN-ml6I_6LW9fRpppoAJAETFNcDf_1NB6bA&__tn__=-R

Pas zhvillimeve të fundit të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit në Itali, shkolla private “Udha e Shkronjave” në Tiranë njoftoi dje në mbrëmje se do të mbyllet për një periudhë dyjavore, pa një urdhër të autoriteteve.

Ky vendim, sipas drejtorit Artur Shkurti vjen si një masë parandaluese dhe si një fazë parapërgatitore psikologjike për fëmijët në rast se do të evidentohen raste me koronavirus, teksa bëjnë me dije se mësimi do të zhvillohet online.

“Drejtoria e shkollës ‘Udha e shkronjave’, pas zhvillimeve të fundit të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit në Itali dhe pas një konsultimi të ideve të ndryshme të prindërve (secili mori një formular me pyetje), por edhe të specialistëve, vendosi të mbyllë shkollën për një afat dyjavor. (Ky afat mund të shkurtohet ose të zgjatet, sipas situatës.)”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e Drejtorisë së kësaj shkolle thuhet ndër të tjera se “kjo masë t’ju shërbejë të gjithëve të marrin masa për njerëzit e tyre të afërm dhe mësuesit dhe stafi ndihmës të kenë kohë gjithashtu të kujdesen për familjet e tyre”.

Shkolla thotë se duke shfrytëzuar prindërit që kemi mjekë dhe farmacistë, mund të na drejtoheni për pyetje ose këshilla të ndryshme. 

“Shpresojmë që do të ndërtojmë një grup mjaft ndihmues për këdo që është në komunitetin e shkollës. Nga ana jonë përgjegjës për situatën, përveç drejtorisë, Artur Shkurti & Mirela Shkurti, do të jetë Fatos Xhemali, me përvoja me shumë vlerë me Kryqin e Kuq. Po ashtu edhe mësuesja e edukimit fizik Bardha Kordhoni”, njofton shkolla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë