Politike

Mbyllen punimet e Konventës, Meta: Në orën 20.00 mblidhemi tek rruga e Berishës  

Ilir Meta e hapi dhe e mbylli po ai mbledhjen gjashtë orëshe të Konventës së Partisë së Lirisë.

“Faleminderit të gjithëve, atyre që patën durimin të na ndjekim. Siç e patë asnjë sekondë kjo konventë nuk u mbyll për publikun, kush deshi të fliste foli, cili do që dëshironte të kandidonte, kandidoi. U lutëm për fraksione, për fat të keq nuk patëm, shpresoj të kemi herën tjetër.

Nuk jam këtu për të shpallur rezultatet sepse i shpall Komisioni, por meqë vazhdoj ende të jem kryetari PL, meqë na erdhën këtu Bleind Këlliçi, Klevis Balliu dhe disa persona me bluza ‘Lironi liderin e burgosur ne e kemi për detyrim t’u kthejmë vizitën sot te bulevardi i shpresës në orën 8”, tha Meta.

“I ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët që ishin në këtë konventë të bashkohemi të Bulevardi i Shpresës në orën 8”, vijoi ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë