Drejtësia

Mbyllen hetimet për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin, SPAK dërgon dosjen në gjyq dhe i komunikon akuzat

Gazeta Si - SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, i cili akuzohet për skandalin seksual në zyrën e tij.

Gjici ra në pranga për veprën penale korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë apo i të zgjedhurve vendorë.

SPAK i ka komunikuar akuzën edhe Alma Kaçit, protagonistes në videon e publikuar pak muaj me parë, e cila akuzohet për korrupsion aktiv dhe ndodhet në arrest shtëpie.

LEXO EDHE:
- Burg për Safet Gjicin. Për Alma K. 'arrest shtëpie'. Paraqitet në gjykatë me kapele numër 69! (foto, video)
- Skandali erotik në zyrën e Gjicit, Alma K. debaton me gazetarët në GJKKO: Jeni bërë si lypësit te semafori!

Gjici shfaqej në disa pamje filmike të regjistruara në zyrën e tij nga shtetasja Alma Kaçi, duke kryer marrëdhënie seksuale, ndërsa kjo e fundit i kërkoi ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici u arrestua në 24 qershor të këtij viti për korrupsion pasiv me urdhër të SPAK.

Ai e ka mohuar para gjykatës akuzën duke deklaruar se nuk ka nisur asnjë procedurë ligjore për tenderin që pretendohet.

Ndërsa ajo është paraqitur disa herë në dyert e gjykatës për të dhënë deklarime rreth çështjes, por nga ana tjetër i është refuzuar disa herë kërkesa për zbutje të masës së sigurisë, nga “arrest në shtëpi”, në “detyrim paraqitje”.

Kaçi është shprehur se e ka bërë vetë videon, pasi në takimin e parë që kishte bërë me të ai e kishte ngacmuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë