Lajme

Mbyllen hetimet për abuzimet me pronat në Lezhë, ish-deputeti i PS nën akuzë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të mbyllë hetimet për një nga grupet e dosjes 339, që ka lidhje me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe Ranën e Hedhun.
Pjesë e këtij grupi është dhe ish-deputeti i PS në Lezhë, Arben Ndoka dhe disa prej familjarëve të tij, që kanë shërbyer si zyrtarë në Lezhë.
Ndoka dhe të pandehurit e tjerë do paraqiten në Prokurori që t’ju komunikohet akuza.
Veprat penale që akuzohen janë “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal.
Të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234.548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë