Shendet

Mbrojtja e vaksinës zbehet më shpejt te pacientët me kancer

Sipas një studimi të fundit vaksinat kundër COVID-19, janë efektive në shumicën e pacientëve me kancer. Por në krahasim me popullatën e përgjithshme efikasiteti bie më shpejt.
Kur varianti Delta i korona virusit ishte mbizotërues në Mbretërinë e Bashkuar, studiuesit analizuan rreth 377,194 individë me kancer dhe më shumë se 28 milionë njerëz pa sëmundje malinje.
Pas dy dozave të një vaksine COVID-19 nga Pfizer /BioNTech ose AstraZeneca, efektiviteti i përgjithshëm i vaksinës kundër infeksionit ishte 69.8% në popullatën e përgjithshme. Ndërsa në pacientët me kancer ishte rreth 65.5 %. Studimi u botua në revistën mjekësore “The Lancet Oncology”.

Tre deri në gjashtë muaj më vonë, efektiviteti i vaksinës ishte 61.4% në popullatën e përgjithshme, por kishte rënë në 47% tek pacientët me kancer.
Vaksinat ishin 83.3% efektive kundër shtrimit në spital të lidhur me COVID dhe 93.4% kundër vdekjes për pacientët me kancer. Por sipas studiuesve kjo mbrojtje gjithashtu u zbeh brenda tre deri në gjashtë muaj.
Efektiviteti i vaksinës ishte më i ulëti dhe u zbeh më shpejt te njerëzit me limfomë ose leuçemi.
"Ky studim thekson rëndësinë e programeve përforcuese të vaksinimit. Gjithashtu këta pacientë duhet të kenë akses më të shpejtë për trajtimet e Covid-19", tha në një deklaratë udhëheqësi i studimit Peter Johnson.

Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë