Keshilla

Mbreti i frutave

Nëse  dëshironi të hani ushqime me më pak kalori nutricionistja Amanda Meixner thotë se çelësi është të zgjedhim fruta me më shumë vëllim.. Shpesh herë ajo publikon në Instagram këshilla sa i përket përzgjedhjes ushqimore. Të njëjtën gjë ka bërë edhe dje,  ajo ka ndarë me ndjekësit një krahasim shumë interesant në llogarinë e saj duke na treguar dallimin midis frutave me kalori dhe frutave me vëllim të lartë, të cilat janë të dobishme në varësi të qëllimit që keni.

“Ndërsa banania është përfundimisht një zgjidhje e shëndetshme, nëse do të marrësh pak kalori, por të hash më shumë, fruta si shalqiri, luleshtrydhet, boronicat, manaferrat dhe portokallet mund të jetë zgjedhje e mirë për t’ju mbajtur në formë”, – shkruan nutricionistja në llogarinë e saj.

Nga ana tjetër, nëse doni të shtoni kaloritë, mund të konsumoni banane, rrush dhe fiq. Amanda krahasoi një shalqi me një banane për të treguar kaloritë e tyre, por edhe për të treguar nëse do ishit në gjendje të hani një shalqi të tërë për të njëjtën sasi kalorish sa një banane e vetme?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë