Ka ndodhur

Mbollën kanabis pranë bregut të lumit, arrestohen 4 persona në Krujë

Katër persona janë arrestuar nga policia në Krujë pasi ishin shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike. Në pranga janë vënë : K. S., 65 vjeç, F. S., 27 vjeç, F. S., 27 vjeç, (babai dhe djemtë e ti),  dhe N. Z., 30 vjeç, banues në  fshatin Mukje.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi në muajin maj 2021, policia ka evidentuar në fshatin Nikël, në afërsi të bregut të lumit “Zezë”, një sipërfaqe toke të mbjellur me lëndë narkotike cannabis sativa të cilat dyshohet se të ndaluarit i kanë kultivuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë