Politike

Mbledhje e përbashkët Shqipëri-Kosovë në Elbasan, do firmosen 16 marrëveshje

Ditën e premte do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale se takimi do të zhvillohet në qytetin e Elbasanit. Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar edhe motivet që do të shoqërojë këtë mbledhje të qeverive.

Janë 16 marrëveshje të përbashkëta që pritet të nënshkruhen të premten. Ato që dihen publikisht deri më tani janë marrëveshja për sigurime shoqërore, ku është kërkuar autorizimi për nënshkrim nga presidentja Vjosa Osmani, marrëveshja për lejet e qëndrimit në afat 5-vjeçar, përmes një aplikimi të thjeshtë dhe ajo për lehtësimin e procedurës së njohjes së diplomave.

Do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë.

Po ashtu, të gjithë qytetarët e Kosovës do të mund të marrin lejen e qëndrimit në afat 5-vjeçar së bashku me lejen e punës në Shqipëri, vetëm me një aplikim të thjeshtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë