Politike

Mbledhja në Shkodër, borxhet e bashkive, 4.8 miliardë lekë. Kavaja dhe Vora, bashkitë me më shumë detyrime

Nga Gazeta Si - Kryeministri Edi Rama mblodhi në Shkodër kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët e majtë dhe të djathtë të vendit, ku po bëhet analizë e thelluar financiare e punës së tyre nga vitit 2015 deri në vitin 2023. Nga gjetjet kryesore për sfidat dhe angazhimet vendore rezulton që janë ulur detyrimet dhe shpenzimet dhe janë rritur të ardhurat vendore. Borxhet e bashkive janë 4.8 miliardë lekë, 60% më pak se në 2015, Kavaja dhe Vora janë bashkitë me më shumë borxhe.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka analizuar me heret në mbledhjen e përbashkët të qeverisë dhe kryetarëve të bashkive, strukturën financiare, të burimeve njerëzore dhe të treguesve të performancës.

Të ardhurat vendore u rritet 271% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2015. Nga 13.1 miliardë në 31 miliardë.

Shpenzimet vendore ishin 102% më të larta në krahasim me vitin 2015, nga 21.% e PBB para reformës në 3.1% në vitin 2023.

Detyrimet e njësive vendore janë ulur me 60% nga viti 2015 nga 12 miliardë lekë në 4.8 miliardë lekë. Në vitin 2015 këto detyrime përbënin 92% të peshës së të ardhurave të veta, në 2023 këto detyrime janë sa 16% e të ardhurave të veta.

14 bashki janë të varura 85% nga grantet dhe transfertat e qeverisë, ndërsa 10 bashki (me mbi 100 mijë banorë janë të varura në masën 55%”.

Mbledhja u mbajt pranë stadiumit “Loro Boriçi”, ndërsa krahas kryebashkiakëve të majtë në mbledhje janë të pranishëm edhe kryebashkiakët e djathtë, Hilë Curri kreu i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Rrok Dodja, kreu i bashkisë Pukë, Fisnik Qosja, kreu i bashkisë Kavajë, si dhe kreu i bashkisë Mirditë Albert Melyshi.

Kryeminstri Edi Rama ka deklaruar për mediat pas mbledhjes së zhvilluar me kryebashkiakët e vendit në Shkodër se ka pasur diskutime për një sërë temash me rëndësi.

Rama u shpreh se këto tema përbëjnë edhe pikat e referimit për ecurinë e mëtejshme të procesit të anëtarësimit në BE.

Ai theksoi se ka disa problematika të qeverisjes vendore për të cilat u diskutua, teksa përmendi nevojën e rritjes së ritmit dhe përshpejtimit të modernizimit të procesit të qeverisjes në të dyja nivelet si edhe të rritjes së cilësisë së kapitalit njerëzor.

Rama zbuloi se po ashtu do të ketë rritje të pagave për punonjësit në pushtetin vendor duke kaluar nga pesë nivele pagash që janë aktualisht në dy nivele.

“Kemi pasur diskutime për një sërë temash me rëndësi. Këto tema përbëjnë edhe pikat e referimit për ecurinë e mëtejshme të procesit të anëtarësimit në BE pasi është një proces që siç e kam thënë kërkon angazhimin dhe këmbënguljen e rezultate nga të gjithë dhe jo vetëm nga qeveria. Nuk integrohet qeveria në BE, por Shqipëria. Puna e qeverisë është një pjesë e punës, sic është një pjesë parlamenti, gjyqësori dhe pushteti vendor apo sektori privat, media, etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë